“Pajisja e përgjimit është transferuar në Akademinë e Rendit dhe është manipuluar”

478
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha deklaron se pajisja e dyshuar e përgjimit është transferuar nga Policia e Shtetit në Akademinë e rendit. Ish-kryeministri Berisha thekson se pas transferimit, pajisja e përgjimit është manipuluar gjatë gjithë natës.
Statusi i plotë i Berishës në “Facebook”:
Oficeri dixhital informon:
Pajisja e përgjimit është transferuar mbrëmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Akademinë e Rendit dhe është manipuluar gjatë gjithë natës! sb
“Përshëndetje doktor, një oficer pedagog në Akademinë e Rendit më thotë që paisja e pergjimit që ka qënë në Drejtorinë e Përgjithshme e kanë sjellë mbrëmë natën tek Akademia e rendit.Ndërkohë mediave u kanë thënë se është dorëzuar në ambasadën italiane, gjë që është absolutisht e pavërtetë. Gjatë natës dy specialist kanë bërë ndërhyrje dhe fshirje dhe sot e ekspozuan si objekt mësimor trajnimi.”
Sigal