E rëndë, gjendet e braktisur foshnja e porsalindur në bodrumin e një pallati në Tiranë

35
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur foshnja e porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Fatmirësisht foshnja është gjetur e gjallë nga policia, ndërsa është transportuar në spital. Blutë e Tiranës kanë nisur hetimet për gjetjen e nënës.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.