Mediat italiane: Jeta luksoze e shqiptarit, bosi i kokainës

302
Lokal “Ladi”, në qytetin e Torinos në pronësi të shqiptarit 30 vjeçar Vladimir Kolaj, është vënë nën sekuestrimin e policisë Italian. Vladimir Kolaj është një nga personat e fundit të arrestuar me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Braccio di ferro”.
Lokali “Ladi” në rrugën Brandizzo të Torinos i administruar edhe nga bashkëshortja e shqiptarit, shtetasja rumune Gina Manole 33 vjeç, shërbente si bazë llogjistike për trafikun e drogës.
Zbulimi i këtij grupi kriminal u bë falë hetimeve të nisura pas kapjes në shtator të 2015 nga policia italiane, të një avioni të modelit “Dynamic” në rajonin e Piemontes, i cili transportonte dhjetra kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas policisë italiane edhe pse disa prej anëtarëe të këtij grupi kriminal u arrestuan, shqiptari Vladimir Kolaj, i cili kishte një rol drejtues në të, ka vazhduar për muaj të tërë e pa asnjë skrupull jetën e tij luksoze.
Mbushur me festa të përnatshme, lëvizje me limuzinë, e pije të shtrenjta siç është shampanja Dom Pérignon.
Po sipas policisë italiane, shqiptari e bashkëshortja e tij vinin në dispozicion lokalin e tyre për shpërndarjen e drogës tek trafikantët që e shisnin më pas nëpër lokale të ndryshme apo rrugë. Në magazinën e këtij lokali, policia italiane ka sekuestruar mbi 10 kg marijuanë, mbi 3 kg kokainë, armë e materiale për të përgatitur dokumenta falco. Deri në momentin e arrestimit të tyre e sekuestrimin policor të lokal “Ladi”, Vladimir Kolaj e bashkëshortja e tij rumune Gina Manole gëzonin respektin e banorëve të zonës ku ata punonin e jetonin. Ata konsideroheshin një çift e prindër shembullorë.