Vrasja e Elton Çiçës në mes të lokalit, hidhen dyshime për pazare droge

413
Grupi hetimor, që heton vrasjen e 36-vjeçarit Elton Çiça, dyshon se prishja e pazareve të drogës të jetë motiv i vrasjes. Prokuroria dhe policia thonë se, ka të dhëna dhe informacione se viktima të jetë i përfshirë në këtë veprimtari. Hetuesit thonë se telefoni, pistoleta dhe sendet e tjera personale të Çiçës, të cilat u zhdukën nga vendi i ngjarjes, do të ishin një ndihmë e madhe për hetimet. Këqyrja e telefonin dhe komunikimet, që mund të gjendeshin në të, do t’i jepnin indicie policisë për të kanalizuar hetimin. Megjithëse prokuroria ka mbledhur disa të dhëna për aktivitetin e viktimës në fushën e lëndëve narkotike, ato nuk bëhen të ditura për shkak të sekretit hetimor. Ndërkohë vazhdojnë veprimet edhe për pistën e hakmarrjes për shkak të grabitjes së prindërve të viktimës në Tepelenë. Por nga pyetja e familjarëve, të personave të cilët dyshohet se janë pjesë e kësaj historie, nuk janë përfituar të dhëna që u ndihmojnë hetimeve, raporton tv klan. Një tjetër pistë ku janë fokusuar hetuesit është edhe ajo e fajdeve, por që deri tani thuajse nuk është gjetur asnjë element që të bëjë prokurorët të vazhdojnë veprimet hetimore.
Sigal