Vlahutin: Miratimi i reformës, mundësi që nuk duhet humbur

464
Të premten në mesditë u mblodh Këshilli Kombëtar i Integrimit, mbledhje në të cilën mori pjesë edhe Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin. Ajo përsëriti kërkesën që reforma duhet të miratohet sa më shpejtë, pasi përmes saj kalon edhe rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. 
“Shpresoj që reforma të miratohet sa më shpejt. Kjo është një mundësi që të marrë rekomandimin për hapjen e negociatavve. Fatkeqësisht vendi juaj ka humbur shumë mundësi, shumë shanse për ndërtimin e shtetit, modernizimin dhe kjo nuk ka qenë zgjedhja juaj, por ama në këtë moment, kjo punë duhet vazhduar, dhe kjo është zgjedhja juaj”, deklaroi ajo. Ambasadorja e BE tha se Shqipëria nuk është e vetme në këtë rrugë, prandaj janë këtu për të mbështetur vendin tonë, prandaj nuk do të heqin dorë 
“Ne jemi këtu për t ju mbështetur me anën të përvojës sonë, ne jemi vërtet të interesuar për Shqipërinë dhe besoj që ju e dini nuk jemi të vetëm në këtë rrugëtim të Shqipërisë drej Bashkimi Europain. Nuk do të heqim dorë, nuk do të lodhemi dhe nuk të humabsim durimin. Keni mbështetjte të plotë, prandaj le të përpiqemi të bëjmë një punë sa më të mirë”, vijoi Vlahutin.
Sigal