Atentati në Shkodër, gjendet makina e autorëve. Çfarë u gjet brenda

27
Sigal

Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip “Land Rover” model tip i ri, të djegur në zonën e Grudës së Re. Brenda makinës janë gjetur dy automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentatin e ditës sotme.

Ndërkohë RENEA ka hyrë në Dobraç, ku janë ushtruar kontrolle të shumta në zonën e Bajrajve. Deri më tani nuk ka të shoqëruar, por vetëm dëshmitarë dhe persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

NOA

Kujtojmë se nga atentati i të mërkurës u vra Hamza Lici dhe mbeti i plagosur Arlind Bushati. Të dy ata udhëtonin me një makinë tip “Benz” që për shkak të breshërisë së plumbave humbi kontrollin dhe u përplas me një motor. Aty udhëtonin çifti Bashkim dhe Flutura Basha. Për pasojë humbi jetën kjo e fundit, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i lënduar rëndë.