Xhelal Mziu: Turizmi – Kosova na “braktis zyrtarisht”, hyrjet ranë me 19%, tërhiqen dhe nordikët

Xhelal Mziu

📌 Suksesi turistik i Shqipërisë është zbehur gjatë sezonit të verës dhe fillimit të vjeshtës, něse i referohemi turizëmit patriotik.
📌 Në muajin gusht rritja e shqiptarëve të Kosověs ishte inekzistente ndërsa në shtator hyrjet shënuan rënie me 19.2% në
raport me shtatorin e një viti më parë.
📌 Që në muajin qershor rezervimet e kětij grupi ishin të ulëta teksa rritja e çmimeve në disa rajone që u bë më pas virale në internet dhe sidomos zhvlerësimi i euros kanë dhënë goditjen tjetër duke pakësuar këtë prezencë muaj pas muaji diçka që ka kulmuar këtë shtator me një ulje 19,2% më pak.
📌 Por, nuk kemi të bějmë vetëm me një zbehje të interesit të turizmit patriotik.
Shifrat zyrtare tregojë për një numër më
të ulët të çekëve një grup që vazhdimisht
ka qenë me rritje dhe që ka pasur interes
për turizmin e organizuar.
📌 Konkretisht në gusht:
🔸️Kishte 2.4% më pak hyrje nga Çekia krahasuar me gushtin 2024.
🔸️Rënie të theksuar kanë shtetasit nga Belgjika me një tkurrje 34.5%.
🔸️Shtetasit nga Norvegjia me rënie 55%
🔸️Finlandezët me rënie mbi 52%.

Sigal