Hapja e bazës ajrore, Meta: Do të ndihmojmë që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO-s

17
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se përzgjedhja e Kuçovës nga NATO për vendosjen e bazës ajrore është vlerësim i Aleancës për Shqipërinë.

Meta theksoi se Partia e Lirisë do të ndihmojë që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO-s dhe garantoi se do të mbështesë fuqimisht edhe në të ardhmen bashkëpunimin strategjik me Aleancën.

Ilir Meta: Partia e Lirisë përshëndet ngjarjen shumë të rëndësishme të hapjes së bazës moderne ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe e vlerëson si një investim strategjik për sigurinë tonë kombëtare, atë rajonale dhe të vetë Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Përzgjedhja e Kuçovës si vendndodhje e kësaj baze është një vlerësim që NATO ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit.

Partia e Lirisë është e përkushtuar që NATO të forcohet më tej si në aspektin politik, ashtu edhe atë ushtarak dhe garanton se do të mbështesë fuqimisht edhe në të ardhmen bashkëpunimin strategjik me Aleancën.

Partia e Lirisë shpreh gatishmërinë për të ndihmuar që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO-s, por edhe për të marrë përgjegjësi të reja.

Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për mediat

Në emër të Partisë së Lirisë dua të përshëndes ngjarjen shumë të rëndësishme të hapjes së bazës moderne ajrore të NATO-s në Kuçovë si dhe ta vlerësoj atë si një investim strategjik për rritjen e sigurisë tonë kombëtare por edhe atë rajonale dhe vetë Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Përzgjedhja e Kuçovës si vendndodhje e kësaj baze është një vlerësim që NATO ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit tonë në veçanti.

Partia e Lirisë është e përkushtuar që NATO të forcohet më tej si në aspektin politik, ashtu edhe atë ushtarak dhe garanton se do të mbështesë fuqimisht edhe në të ardhmen bashkëpunimin strategjik me Aleancën.

Partia e Lirisë shpreh gadishmërinë për të ndihmuar që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO-s, por edhe për të marrë përgjegjësi të reja.

Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë për paqen por edhe për vetë vlerat e demokracisë.

Së dyti, në emër të Partisë së Lirisë jam sot këtu për të kërkuar rishikimin e menjëhershëm të çmimit të energjisë elektrike, një kërkesë që tashmë është plotësisht e mundur dhe e realizueshme sidomos në interes të konsumatorit familjar, e në veçanti për gati 600 mijë pensionistë, në mbare vendin të cilet shpenzojnë me pensionet e tyre qesharake dhe absurde gati 60% të pensionit vetëm për ushqime, pa përfshirë këtu barnat dhe që e kanë të pamundur që të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Janë të paktën 9 arsye konkrete pse konsumatori familjar, e sidomos pensionistët duhet të përfitojnë sa më parë nga kjo masë lehtësuese për ekonomitë e tyre familjare, që ndodhen në një kolaps të plotë.

Së pari, çmimi i energjisë në Evropën Kontinentale për vitin aktual, pra 2024 është parashikuar të jetë mesatarisht 75 Euro/MËh (megavat). Një ulje shumë e ndjeshme kjo, po të kemi parasysh se në vitin 2022 ishte 270 euro për megavat dhe vitin e kaluar 107 euro për megavat.
Ky është një super lajm pozitiv pasi tregon që tregu energjisë elektrike i është rikthuar normalitetit të periudhës përpara pandemisë Covid-19. Pra kostot e importit mundësojnë tërësisht që të ulet tarifa e energjisë për konsumatorin familjar. Sepse është një ulje e jashtëzakonshme.

Po kështu, rënia e kursit të këmbimit të Euros në krahasim me një vit më pare është një faktor tjetër ndihmues sepse për të njëjtën vlerë në lekë sot blihet më shumë energji.

Së treti, meqënëse për vitin 2023 kemi rezultuar eksportues neto e me 0.92 TËh (teravat) ose kemi eksportuar 12% të sasisë totale të prodhuar në vend ndërkohë që konsumi total është siguruar nga energjia e prodhuar në Shqipëri (publikimi vjetor 2023 ERE). Për çfarë duhet të shërbejnë gjithë këto para që janë fituar apo përfituar nëse nuk shërbejnë për uljen e tarifë së energjisë për konsumatorët familjarë në përgjithësi dhe për pensionistët në mënyrë të veçantë?

Së katërti, meqënëse konsumatorët privatë të lidhur në 6, 10, 20 dhe 35 kV (kilovolt) dolën në treg të lirë dhe nuk përfitojnë nga shërbimi universal i rregulluar dhe furnizohen me energji nga tregu i lirë ose nga FTl me 18.4 lekë/MËh. Atëhere, e gjithë kjo është një avantazh i madh pikërisht për të shkuar drejt uljes së menjëhershme dhe të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe në mënyrë të veçantë për 600 mijë pensionistët anembanë vendit.

Meqënëse vetëprodhuesit kanë instaluar rreth 160 MË (megavat) me financat e tyre dhe në këtë mënyrë kanë kontribuuar në bilancin energjitik me 0.25 TËh (teravat/orë) dhe teknikisht kanë reduktuar humbjet teknike rreth 99% për sasinë që vetë-prodhojnë. Që do të thotë që kanë sjellë një lehtësim të jashtëzakonshëm të gjithë sistemit energjetik.

Duke qenë se konsumatori privat si klient i Furnizimit të Mundësisë së Fundit (FMF) tarifohet me çmim tregu, ka qënë më i lartë se 18.4 lekë/këh dhe ky konsumator privat konsumon 1 TËh sipas bilancit vjetor të publikuar nga vetë ERE, një tjetër arsye për uljen e çmimit për konsumtorët familjarë e sidomos për pensionistët.

Duke qënë se nga 1 Janari i këtij viti, 2100 klientë privatë kanë dalë në treg të lirë dhe energjia që i shet OSHEE është 18.4lekë/këh dhe konsumi për fashën e klientëve privatë sipas bilancit të ERE është 1.2 TËh. Edhe ky është një faktor tjetër pse duhet ulur çmimi për konsumatorët familjarë e sidomos për 600 mijë pensionistët.

Së teti, duke qënë se sasia e energjisë që OSHEE i shet familjarëve shqiptarë është 3.1 TËh dhe kjo sasi është prodhim i garantuar nga KESH sipas mesatares shumë-vjeçare të prodhimit. Edhe ky është një faktor tjetër, përse duhet ulur çmimi për për konsumatorët familjarë e sidomos për 600 mijë pensionistët.

Së nënti, duke qënë se kosto e energjisë, që furnizon konsumatorin familjar e cila është energji që mund të prodhohet vetëm nga KESH, është më pak se 8 lekë/këh, atëhere edhe ky është veçse një argument tjetër për uljen menjëhershme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin familjar e në mënyrë të veçantë për 600 mijë pensionistët.

Pra është krejtësisht e mundur dhe e realizueshme ulja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin familjar nga 12.4 lekë/këh të paktën në vlerën 9 lekë/këh.

Nga kjo masë do të përfitojnë në veçanti rreth 695 mijë pensionistë, në qytet dhe në fshat, që janë sot konsumatori kryesor familjar në Shqipëri dhe që e kanë të pamundur të ushqehen me pensionin e tyre e jo më të blejnë barna dhe akoma më tej të paguajnë faturat e energjisë elektrike me një çmim kaq të lartë, që nuk ka më asnjë justifikim, as në planin ndërkombëtar, as në planin e brendshëm.

Dhe e theksova disa herë për 695 mijë pensionistë, për arsye sepse kanë lënë kockat në të gjithë ato vepra publike që i ka dhe sot sistemi ynë energjetik, edhe nuk e kanë marrë atë shpërblimin e merituar në atë kohë dhe nuk meritojnë ata të paguajnë çmime të jashtëzakonshme sot, kur nuk ekziston më asnjë arsye për këto çmime të cilat janë tërësisht jo vetëm të papërballueshme po janë tërësisht speculative. Ndaj Partia e Lirisë kërkon uljen e menjëherë për konsumatorët familjarë, e sidomos për 695 mijë pensionistët që nuk kanë mundësi t’i përballojnë këto çmime.