Në vijim të intervistës Presidenti Ilir Meta foli sërish për zgjedhjet e 25 prillit ku tha se mbi 2 milionë shqiptarë do të jënë para qendrave të votimi për të mbrojtur votën nëse dikush tenton ta preki apo ta dhunojë atë.
“Telefoni i Presidentit do të jetë i hapur për të gjithë shqiptarët. Në 25 prill, ekipi i Presidentit do jetë në terren, në çdo qendër votimi. Askush të mos guxojë të preke dhe të cënojë një votë se ndëshkimi do jetë shembullor dhe spektakolar.”,- shtoi më tej Kreu i Shtetit.
“Nëse mafia ndërkombëtare kërkon dhe guxon t’a marrë me luftë Shqipërine, atëherë të jenë të qartë: luftë do të ketë dhe me luftë do t’i përgjigjemi, flakë për flakë.”,- tha Presidenti Meta për influencën që mafia ndërkombëtare po krijon në vendin tonë.