Kejdi Mehmetaj takim me të rinjtë në Fier: Programi i LSI “Mëso dhe Fito” nxit punësimin e të rinjve që në bankat e shkollës

270
Sigal

Ditën e sotme, 2 kandidatët e LSI në Qarkun e Fierit, Keidi Mehmetaj dhe Klajdi Bodganaj zhvilluan një takim me të rinjtë e qytetit të Fierët, të cilëve u treguan për planet që kanë për të ardhmen.

“Këtë fenomen ne duhet ta luftojme ndaj LSI ka hartuar një program konkret për të rinjtë:
Garancia Rinore- Program i hartuar për hyrjen e të rinjve në tregun e punës me anë të mbështetjes direkte deri në shumën 2000€ ne vit, kredi të buta me garanci shtetërore dhe nxitjen e inkubatoreve të biznesit.”,- shprehet Mehmetaj në një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postmi i saj i plotë:

Së bashku me Klajdi Bogdanajn sot patëm një bisedë miqësore me të rinjtë e Fierit me të cilët ndamë planet për të ardhmen.
Angazhimi kryesor i #LSI është kundrejt të rinjve, që të marrin arsim cilësor, të trajnohen profesionalisht e të kenë vende pune të mirëpaguara. Mungesa e shpresës dhe e mundësive po i shtyn të rinjtë drejt emigrimit, Fieri po boshatiset dita dites.
Këtë fenomen ne duhet ta luftojme ndaj LSI ka hartuar një program konkret për të rinjtë:
Garancia Rinore- Program i hartuar për hyrjen e të rinjve në tregun e punës me anë të mbështetjes direkte deri në shumën 2000€ ne vit, kredi të buta me garanci shtetërore dhe nxitjen e inkubatoreve të biznesit.
Programi i #LSI “Mëso dhe Fito” nxit punësimin e të rinjve që në bankat e shkolles, duke zhvilluar praktike pune te paguara.
Ndaj #Voto6LSI
#ShqipëriaShtëpiaJuaj