Presidenti Begaj reagon për vrasjen e policit në Kosovë: Ky akt i organizuar kriminal cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë, ndërkombëtarët të reagojnë

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e policit në Veri të Kosovës.

Begaj përmes një mesazhi ngushëllimi për familjen e policit të vrarë, kreu i shtetit ka dënuar me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Sigal

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë me me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.

Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.

Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, ka thënë Begaj.