“Barbari e pashoqe për Europën e 2023”, kryebashkiaku Veliaj reagon për sulmet me armë në veri të Kosovës

11
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetin social X, mbi sulmet me armë në veri të Kosovës që i morën jetën një punonjësi policie dhe plagosën një tjetër.

Për Veliajn këto janë sulme të organizuara kriminale që shfaqin një barbari të pashoqe për Europën e 2023.

Në emër të Unionit të Bashkive, Veliaj dënon me forcë këto akte dhe shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit Afrim Bunjaku.