Presidenti Begaj dekreton Adea Pirdenin, si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

25
Sigal

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë Adea Pirdenin, e cila u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zonjës Adea Pirdeni  në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin”, njofton Begaj.

Emërimi vjen pas propozimit të kryeministrit Edi Rama i cili argumentoi se “në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike”.

Kjo, sipas kryeministrit, për të rritur krahas pagave konkurruese dhe cilësinë e burimeve njerëzore.