Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka zhvilluar një mbledhje organizative me drejtuesit e Partisë së Lirisë në Degën Nr.5 në Kamëz!
Në postimin e tij në Facebook, Blushi thekson se kjo është koha të intensifikohet dhe përshkallëzohet aksioni topozitar për t’i shkurtuar ditët e mbetura narkoregjimit!
‘Protestat e fuqishme dhe mosbindja civile, rruga e vetme për Ndryshim! Kamza e vendosur të jetë në ballë të Fitores me 5 Prioritetet për 4 milion shqiptarë plus!’, shkruan Blushi.
Postimi i plotë:
Mbledhje organizative me drejtuesit e mrekullueshëm të Partisë së Lirisë në Degën Nr.5 në Kamëz!
Koha të intensifikojmë dhe përshkallëzojmë aksionin tonë opozitar për t’i shkurtuar ditët e mbetura Narkoregjimit!
Protestat e fuqishme dhe mosbindja civile, rruga e vetme për Ndryshim!
Kamza e vendosur të jetë në ballë të Fitores me 5 Prioritetet për 4 milion shqiptarë plus!




















