Pojat u goditën pasi i shërbyen Ramës, Gjokutaj: SPAK në shërbim të Kryeministrit

20
Sigal

Duke marrë shkak nga viti 2017,2021 edhe 2025 nuk i shpëtoj kësaj katrahure zgjedhjesh në Shqipëri. Lideri i opizitës deklaroi dy ditë më parë që zgjedhjet nuk njihen nga ana e opizitës pasi janë të lidhura me shkeljen e disa parimeve thelbësore. Përveç drejtësisë së kapur tregohet edhe një herë se në Shqipëri ,sistemi i drejtësisë është një sistem që gjithë veprimtarinë e vet e organizon në mënyrë selektive që personat dhe grupet kriminale gjithë aktivitetin e tyre nuk e kanë të rastësishëm,pekundrazi e kanë nën drejtimin dhe menaxhimin e klasës politike Kjo është arsyeja që një pjesë e mirë e tyre mbarojnë misionin dhe lejohen të ikin dhe i justifikojnë me faktin që janë në drejtim të paditur nga ikën. Një pjesë e `ushtarëve`pranojnë të marrin përsipër përgjegjësi dhe arrestohen ndosha me idenë që shumë shpejt marrin dhe lirinë në mënyrë që dosja të mbyllet duke justifikuar dhe ata të tjerët. Për këtë çështje ka reaguar në një studio televizive dhe Avokati Genc Gjokutaj ndaj operacionit të fundit të SPAK, duke treguar se institucioni po vepron në funksion të interesave të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, goditja ndaj grupit të Pojës erdhi vetëm pasi ata e kishin përmbushur misionin e tyre në shërbim të mazhorancës, sidomos gjatë zgjedhjeve. Gjokutaj vuri në dyshim vonesat në ekzekutimin e mandateve të arrestit të lëshuara nga autoritetet , duke përmendur raste kur të dyshuarit kanë qëndruar të lirë e madje kanë bërë edhe pushime.                                                      Ai gjithashtu foli për shefin e SPAK, Altin Dumanin në lidhje me hetimet ndaj krimeve zgjedhore  duke thënë se trafiku i drogës dhe manipulimi i votave janë pjesë e një skeme të gjerë politike në shërbim të mbajtjes së pushtetit.

 

 

Deklarata e plotë e  Gjokutaj:                                                                                    Janë të përfshirë në zgjedhje, ky është problemi dhe ky Dumani që sot thot kemi bërë goditjen më të madhe ndaj narkotikut,ky ka hetuar për vjedhjen e votave .Po votat kush i voshi,roja i parkingut ? Kta janë ,gjithë trafiku është në funksion të zgjedhjeve dhe problemi duhet parë në një rreth shumë më të madh sepse për mua ,unë i besoj kryeministrit Rama kur thotë që ne jemi protektoriati italian. Si ka mundësi protektori nuk është në djeni të vonesës së vendimeve që vetë i ka lëshuar prokuroria e atij shteti.Si ka mundësi, kjo më bën çudi më të madhe se këta tanët ,kta i kemi marrë vesh.Kta edhe për rastin e sterilizimit e kanë vonuar 3 muaj ekzekutimin ,kanë bërë dhe plazh ata në Durrës ,pesonat që ishin nën arrest. Nuk e kanë problem këta këtë punë.Problemi është tek italianët të cilët në shkurt kanë çuar mandatet e arrestit dhe kur lëshohet mandati i arrestit atëhere çështja ka dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova ,pra ka vendosur që këta duhet të shkojnë në masa sigurimi.Tani nga shkurti kë do fuste ky? Kta që merreshin me sistemin zgjedhor,kta që i lëshojnë nëpër Shqipëri për të shantazhuar dhe për të vjedhur votat ?Ka pas hall Rama, dakord?Mbaroj pun me ta, është tamam tipike mafioze.Mbaroj punë me ta direkt sa mbaruan zgjedhjet pa u çertifikuar rezultati po e morën vesh që kanë fituar tani mbaruan punë me kta.