Gazetari i Bild tallet me idenë që Rama do të negociojë në Bjellorusi

278
Sigal

Për gazetarin e Bild, Peter Tiede, është e pabesueshme që Edi Rama ka tentuar të nisë bisedime me autokratin bjellorus Aleksandër Lukashenko, si përfaqësues i OSBE-së.

Në një reagim në Facebook, gazetari që hodhi bombën e vjedhjes së votave në zgjedhjet e 2017-s, nëpërmjet një shakaje gjermane, shkruan se është për të mos u besuar se Rama tentoi të nisë negociatat me Lukashenkon.

Për Peter Tieden duhet të jetë me të vërtetë e pabesueshme të shikojë Ramën të tentojë të negociojë si kryetar i organizatës së monitorimit të zgjedhjeve, OSBE, me Aleksandër Lukashenkon, Presidentin prej 26 vitesh të Bjellorusisë që akuzohet për manipulim zgjedhjesh, gjë që bëri që BE në bllok të mos njohë rezultatin.

Gjermani Tiede ishte ai që publikoi përgjimet në gazetën Bild, audio-regjistrime të shkëputura nga dosjet “184” dhe “339”, që hetonin krimin zgjedhor në Shijak e Dibër. Nga komisionerë tek të fortë të zonave, nga drejtues shkollash e deri tek ish-ministra ishin të përfshirë në blerjen e zgjedhjeve.

Peter Tiede bënte përgjegjës Edi Ramën për këtë skemë vjedhjesh të zgjedhjeve. Rama në një show PR-i e paditi në gjyq në Gjermani gazetarin, duke thënë se gjyqi do të hidhte dritë mbi akuzat e rreme të Bild, padi e cila do të tërhiqej shumë shpejt, në prill të këtij viti./Lapsi.al/