‘Po rrezikohet pluralizmi’,Tritan Shehu: ‘Angazhimi i mazhorancës për shkarkimin e Presidentit grusht shteti’

488
Sigal

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, tha nga studio e Ora News se: “Angazhimi i mazhorancës për të shkarkuar Presidentin e Republikës është një grusht shteti”. Dhe se po vihet në rrezik pluralizimi në Shqipëri dhe paqen sociale.

‘Ajo do ishte realizimi i grushtit të shtetit të plotë. Grushti i shtetit nuk bëhet me tanke në rrugë, por duke kapur në mënyrë antikushtetuese institucionet dhe duke i kthyer këto institucione tek një grup që nuk i takojnë. Kjo është bërë në Shqipëri deri më sot. Rezoluta mu duk një dokument krejtësisht atrofik, një dokument që nuk kishte asgjë. Mu kujtuan ato paralajmërimet kineze 1920-1925 që bënte dikur Kina.  Një dokument që kërkonte të krijonte një tymnajë dhe asgjë reale sepse realisht dhe ata nuk guxojnë të bëjnë një hap të tillë për të goditur Presidentit, sepse ajo do ishte përfundimi i grushtit të shtetit. Do detyronte shoqërinë shqiptare, forca politike të reagonte ndaj këtij regjimi ashtu siç mund të reagohej vetëm pas grushtit të shtetit.’

Shehu tha se akti i presidentit është i guximshëm dhe duhet të ndiqet nga partitë politikë për të evituar të keqen në vend.

‘Presidenti ndërmori një akt të guximshëm, kushtetues. Një akt të fundit institucional sepse pas kësaj unë jam i bindur se situata do të rrëshqasë nga institucionet dhe ajo do të ishte tragjike, e papranueshme dhe e dëmshme për vendin. Pra të vazhdojnë në këto shina të reja që dha presidenti dhe të evitojmë më të keqen në këtë vend.”