Aksident në mes të Tiranës, 1 i plagosur!

561
Sigal

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në Ali Dem, pasi mjeti i drejtuar nga I.S ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, si dhe ka plagosur dhe një këmbësor 69-vjeç me inicialet R.E, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësorë.

Ja informacioni i policisë:

Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës , si pasojë është aksidentuar një një këmbësor R. E rreth 69 vjeç,i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjeksor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.