Po ndërton Rrugën e Arbrit, Gjokës i shembet tuneli 360 milionë lekësh

1037
Sigal

Pak ditë pasi media plasi skandalin e aksit Milot-Balldren, ku një km e saj do ti kushtojë shqiptarëve plot 15 milionë euro, një tjetër skandal i shpërthen në dorë mazhorancës.

Një nga tunelet e rrugës së Arbrit, ende pa u inaguruar, është shembur.

Kompania e cila ka fituar tenderin është Gjoka Construcion, e cila ka marrë nga buxheti i shtetit 360 milionë lekë, por ka investuar vetëm 10 milionë prej tyre.

Sipas fotove, të siguruara nga portali Dosja.al, duket gjendja e rëndë në këtë tunel, ku çdo investim është shkatërruar. Tashmë kjo kompani duhet që t’i kthejë pas 350 milionë lekët buxhetit të shteti, pasi nuk ka kryer investimin për të cilin ka marrë paratë.

Kjo rrugë është bërë më një prokurim të drejtëpërdrejtë më një PPP, por që duket se  rezultati është shumë zhgënjyes.