Të hënën Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese e shtyu diskutimin, për shkak se deputetët e opozitës braktisën mbledhjen dhe të njëjtin fat pati edhe Komisioni i Ligjeve. E njëjta situatë u pa edhe të martën kur tre projektligje që do të shqyrtoheshin në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit nuk mundën të diskutoheshin nga opozita në Parlamentin e Shqipërisë që ka qindra mijëra votues. Që në fillimin e mbledhjes së të martës, deputët Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu shprehën indinjimin për mënyrën sesi çdo kërkesë e ligjshme e opozitës hidhet poshtë nga mazhoranca dhe sesi deputetët e saj përjashtohen nga parlamenti duke cënuar demokracinë me forcën e kartonit.