Petrit Vasili: Tirana, lokomotiva e fitores së 25 prillit

Objektiv i padiskutueshëm i LSI në Tiranë është jo më pak se 11 mandate

Në Njësinë 10  Tiranë fryma e fitores është shndërruar në uragan. Një optimizëm që të emocionon pafund, kur sheh qindra të rinj dhe gra që i janë bashkuar asaj masivisht. Fitorja e LSI, si Forcë e parë fillon nga Njësia 10.  Objektiv i padiskutueshëm i LSI në Tiranë është jo më pak se 11 mandate. Të shporrim Edi Ramën e Veliaj, që duan të largojnë shqiptarët dhe të sjellin bangladeshas, afganë dhe indianë. Të shporrim ata që ja kthyen jetën në ferr qytetarëve me trafikun e tmerrshëm. Të shporrim ata që Tiranën e kthyen në një masiv betoni, që ju shkatërron jetën qytetarëve të saj.

NOA