Reforma ne drejtesi, Komisioni i Venecias në Tiranë më 21 dhe 22 janar

409
Delegacioni i Komisionit të Venecias do të jetë në Tiranë në datat 21 dhe 22 janar për të diskutuar mbi draftin e rishikuar të amendamenteve kushtetuese.
Mësohet se më 22 janar delegacioni do të mbajë një konferencë për shtyp për tu larguar më pas për të përgatitur dhe opinionin përfundimtar. Ky i fundit pritet të dorëzohet në muajin mars.
Ndërkohë Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ende nuk i është drejtuar Komisonit të Venecias me dokumentin e plotë për reformën në drejtësi, që do të përbajë opinionet e ekspertëve, vërejtjet e PD dhe LSI.
Mësohet se dokumenti ndodhet në duart e përkthyesve, të cilët vetëm dy ditë më parë morën në dorëzim vërejtjet e PD.
Afat përfundimtar se kur do të mund të jetë gati dokumenti për t’iu vënë në dispozicion Venecias nuk ka, por pavarësisht shtrëngimit të kohës mësohet se raporterët e Komisionit të Venecias nuk do të shtyjnë vizitën e tyre në Tiranë, të parashikuar të mbahet në 21 janar.
Sigal