Petrit Vasili: Rama nuk është as hasëm, por është shumë më keq, është tradhëtar!

327
Sigal

Nga Petrit Vasili

Rama po bën si gjithmonë viktimën sa herë që nuk arrin diçka me arrogancë dhe imponim.

Tani që Albin Kurti po e trajton tamam siç e meriton Rama po qurravitet e po thotë

“Unë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmi, i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalët,” tha Rama.

Por të marrësh statusin e hasmit në Rastin e Ramës është lavderim i madh sepse në fakt ai shumë më keq, është një tradhëtar i pështirë.

Se paku me hasmin je përballë do të luftosh, do të ndeshësh dhe do të përballesh me të.

Ndersa tradhëtari është shprehja më e ndyrë e karakterit të keq, të pabesë dhe të shitur dhe Rama i plotëson të gjitha këto kushte të një tradhëtari pa shërim.

Pa u lodhur dhe më paturpësinë dhe amoralitetin e tradhëtarit Rama i ka futur thika pas shpine pa fund Kosovës dhe Albin Kurtit.

Ky lloj i pështire tradhëtari vuri shenjën e barazisë mes Serbisë dhe Kosovës.

Ky i dha 1 mijë alibi Vuçiçit duke e vënë në një nivel përgjegjësie me Albinin, ndërkohë që Vuçiçi sulmonte me kriminele, trafikante në emër të antishtetit dhe Albin Kurti ishte në ballë të mbrojtjes së Kushtetutshmërisë dhe shtetit e rendit publik.

Po ky Rama që i pari që filloi ti vinte saksione Albin Kurtit dhe të anullonte mbledhjen e dy qeverive.

Bëri me urdher te Vuçiçit protagonizëm me gjoja Drafte per zgjidhje apo të ofronte konferenca imagjinare pa limit në Tiranë për të  zgjidhur gjoja konfliktin Kosovë-Serbi.

Rama si tradhëtar i sprovuar ka sharë, ironizuar dhe stigmatizuar Albin Kurtin me urrejtje më të madhe se Vuçiçi vetë.

Sot falë Albin Kurtin të gjithë kanë kuptuar së çfarë kryeministri lapangjoz ka Shqipëria.

Ndaj sot thirrjet dinake qaramane prej viktime të Ramës, që qahet se po e trajtojne si hasëm janë shprehje të përgatitjes së një pabesie të re.

Rama nuk e ka privilegjin të jetë hasëm, por është dhe do të mbetet thjesht një tradhëtar i pështirë.