Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kundërshtuar legalizimin e kanabisit në vendin tone, pasi sipas tij do të hapë autostrada për narkotikun pa fre, pa kontroll duke e shndërruar Shqipërinë në një narkoshtet.
“Rama i mbytur në drogë legalizon drogën, duke vrarë jetën, shëndetin dhe shtetin! Çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, intelektual, njeri i medias apo bisnesmen duhet të kuptojë se legalizimi i drogës është goditja më e tmerrshme për jetën, shëndetin dhe vetë ekzistencën e vendit.” – tha Vasili. Për nënkryetarin e Partisë së Lirisë, qëllimi i legalizimit të kanabisit është vetëm një: “hapja nga Rama dhe qeveria e autostradave për narkotrafikun pa fre, pa kontroll duke legalizuar shndërrimin përfundimtar të Shqipërisë në narkoshtet.” Duke komentuar Vasili përmend se Legalizimi i drogës, sipas tij nga Rama dhe Qeveria, është legalizim i narkoshtetit që blen zgjedhjet, shpopullon Shqipërinë dhe largon qindra mijëra shqiptarë dhe i krijon narkotrafikut bazën më të madhe në Evropë” – tha nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.