Petrit Vasili: Haxhinasto na duhet per te hartuar programin!

398
Pak kohë pasi Edmond Haxhinasto dha dorëheqje nga posti i Ministrit të Transporteve reagoi edhe nënkryetari dhe njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Vasili u shpreh se Haxhinasto do angazhohet me programin politik e elektoral të LSI. “LSI së afërmi ka Konventën zgjedhore, ku do ketë rishikim të programit”, tha ai. Vasili konfirmon se Sokol Dervishi do jetë zëvendësuesi i Haxhinastos në ministrinë e Transporteve.
Sigal