Basha: Rryshfeti 40 mln euro, shkaku pse kinezët nuk financuan Rrugën e Arbrit

487
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon fushatën në Dibër, në mbështetje të kandidatit të djathtë për Kryebashkiak Sherefedin Sehu. Basha dhe Shehu u takuan me banorë të fshatrave Staravec, Shimçan, Pilafe dhe Tomin ku problem i madh mbetet ende punësimi. Për Sherefedin Shehun, investimet në bujqësi, në turizmin malor, stimulimi dhe nxitja e sipërmarrësve do të rrisin punësimin në këtë zonë.Shehu bëri të ditur dhe programin për nxitjen e shitjes së produkteve bujqësore.
“Bashkia do të bëhet ndërmjetëse midis fermerëve, tregtarëve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Dhe bashkia do të bëjë atë që quhet marketingu, sepse ju jeni fermerë të vegjël, ju nuk mund të kontraktoni në mënyrë individuale”. Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se zgjedhjet në Dibër janë një mundësi për t’i thënë jo mashtrimin, poshtërimit, arrogancës, varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të qeveritarëve.
Basha shprehu angazhimin e tij për të përfunduar Rrugën e Arbrit e cila sipas tij nuk u financua nga banka kineze pasi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij kërkuan rryshfet 40 milionë euro. “E gjetën gati projektin për Rrugën së Arbrit. Tani po u vjen fundi dhe nuk kanë guximin të vijnë t’u thonë dibranëve të vërtetën. E gjitha bota e ka marrë vesh që është prish me bankën kineze për shkak se kanë kërkuar ryshfet 40 milionë euro për të ndërtuar tunelin, prandaj nuk u ndërtu tuneli. Kjo është një mundësi për t’i treguar kësaj qeverie me votë se dibranët në emër të gjithë shqiptarëve i thonë jo kësaj politike të mashtrimit, të poshtërimit, të sh’punësimit,”-theksoi zoti Basha.
Sigal