Petrit Vasili: Do të qëndrojë në këmbë me të gjitha format e reagimit, për lirimin e të arrestuarëve të protestës së Kukësit

598
Sigal

Deklarata për media e
Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili

Grupi parlamentar i Lëvizje
Socialiste për Integrim zhvilloi mbledhjen e tij dhe mori disa vendime shumë të
rëndësishme. Së pari grupi vendosi unanimisht pjesëmarrjen në seancën e nesërme
të parlamentit për të qenë pikërisht në sallë ballë për ballë me kryeministrin,
pikërisht atë kryeministër, i cili do ta ketë të vështirë tashmë e tutje ti
drejtohet popullit të cilin ka synuar ta poshtërojë me fjalët e tij të
paprecenta dhe nga më të pacipat që janë dëgjuar ndonjëherë në historinë e
politikës, duke e krahasuar në mënyrën më vulgare me atë krahasim që ju tashmë
të gjithë e njihni dhe që unë kam neveri ta përsëris. Kështu që I gjithë grupi
parlamentar do të jetë atje, shumë aktiv, shumë I tonizuar për tu përballur pikërisht
me qeverinë, me kryeministrin dhe më të gjithë negativitetin pafund që kjo
qeverisje po prodhon vazhdimisht në dëm të qytetarëve. Së dyti, grupi analizoi
dhe përshëndet protestën masive të bizneseve të vogla, thënë më thjesht dhe me
qartë për të gjithë qytetarët, bizneset e mbijetesës, pra përfundimisht ato nuk
mund të quhen më biznese të vogla, por biznese mbijetese, sepse të tilla janë.
Dhe njëkohësisht përshëndet jo vetëm ndërgjegjen e lartë qytetare, jo vetëm
fuqinë e reagimit qytetar dhe papajtueshmërinë me arbitraritete, me të keqen,
me tendencën e hapur të qeverisë për të grabitur të varfërit në emër të
pasurimit të oligarkëve dhe mashtrimit sistematik dhe të pacipë që I bëhet asaj
nga qeveria, nga ministrat, nga kryeministri vetë, lidhur me taksat skllavëruese,
kundra të cilave janë dhe institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar,
e që kanë synim asgjësimin e biznesit të vogël për pasurimin e oligarkëve,
tashmë pushtues dhe që kanë në dorë qeverisjen e këtij vendi. Njëherazi ne mirëkuptojmë
edhe revoltën e brendshme, të të gjitha atyre biznesve të tjera, të cilët nuk
mundën ti mbyllnin qepenat për shkak të presioneve të jashtëzakonshëm të
Policisë Tatimore, të Policive Bashkiake, të “trimave” të tjerë të
paidentifikuar të çuar atje për të bërë presion, pasi kjo revoltë e brendshme
nuk mund të mposhtet në asnjë mënyrë, dhe ne jemi shumë të qartë që ata që
vuajnë varfërinë njëlloj si kolegët e tyre, e kanë dhe do ta kenë përpara ditën
e reagimit të tyre masiv.

Grupi Parlamentar i LSI
shprehet se do të qëndrojë në mënyrë të papajtueshme në këmbë me të gjitha
format e reagimit, jo vetëm të protestës, krijimit të një ndjeshmëri ndërkombëtare,
Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kudo gjetkë dhe së bashku
me të gjithë qytetarët për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarëve për shkak
të protestës së Kukësit, pasi kryeministri I vendit e pranoi I zënë prej gryke,
që është ai fajtori kryesor, dhe natyrshëm të pafajshmit ndodhen sot në burg.
Dhe deri ditën e lirimit të tyre protestat dhe reagimi ynë nuk do të rreshtin.
Njëherazi Grupi Parlamentar ka kërkuar prerë dhe do të kërkojë me të gjitha
format institucionale tashmë të vëna në proces për ndjekjen, nxjerrjen para përgjegjësisë
dhe para Drejtësisë dhe dënimin shembullor të të gjithë atyre policëve, shefave
policie dhe kushdo që ka urdhëruar arrestimin arbitrar dhe nga më skandalozët në
thyerje të plotë të ligjit, në shkelje dhe dhunim të të drejtave të njeriut dhe
me tendencën për të rikthyer kohët e shëmtuara të Sigurimit të Shtetit që bëri
që qytetarët kuksianë të rrëmbeheshin natën nga familjet e tyre dhe të dërgoheshin
në Tiranëm, dhe duke manipuluar dhe dokumentat zyrtare. Ky përbën një nga aktet
më të rënda, të cilat kanë ndodhur në pluralizmin shqiptar, një akt I
patolerueshëm, dhe qoftë Prokuroria e cila ka mbyllur gojën, ka mbyllur sytë,
ka mbyllur veshët, dhe as nuk shikon, as nuk dëgjon dhe as nuk vepron, do të
detyrohet me forcën e reagimit të fortë politik dhe qytetar të reagojë patjetër,
dhe të nxjerrë patjetër përpara përgjegjësisë që kërrkush më të mos guxojë të
zbatojë më urdhëra të tilla të paligjshëm, pasi do të përballet fort dhe shumë
rrept me Drejtësinë, qoftë atë që do apo nuk do të veprojë, por më shumë akoma
do të përballet me Drejtësinë Popullore.

Cili është komenti juaj në lidhje me raportin e Freedom House?

Lidhur me një raport, që
një organizatë joqeveritare, e ashtuquajtur Freedom House ka bërë, sigurisht ne
jemi vërtet jo të keqardhur, por të bezdisur nga mënyra se si shpërdorohen
taksat e taksapaguesve amerikanë, vetëm e vetëm për të prodhuar FAKE NEËS,
lajme të rrema, të sponsorizuara dhe të paguara, për një arsye shumë të
thjesht. Kjo organizatë ka marrë përsipër përgjegjësinë shumë të rëndë për të
dezinformuar opinionin publik shqiptar, po dhe atë amerikan, I cili ka ndjekur
lajmet e prodhuara prej saj, lajme të prodhuara nga portale qartësisht pro ndaj
qeverisë dhe dezinformues sistematik të qeverisë, duke u shprehur se zgjedhjet
në Shqipëri qenë të lira, qenë të qeta dhe të pranuara nga opozita. Po deklaroj
këtu, edhe si ish-kryetar I LSI-së në atë kohë, që zgjedhjet nuk janë pranuar
asnjëherë, as si të rregullta, as si të ligjshme, por janë konsideruar dhe nga
unë në deklarimin zyrtar të tyre të parë në 27 qershor, si zgjedhjet më të
shëmtuara të mbajtura në pluralizmin shqiptar. Meqë kjo organizatë jo
qeveritare së paku ka detyrimin që dokumentat zyrtar të gjykatësve të paanshëm
të zgjedhjeve, që janë pikërisht institucionet ndërkombëtare dhe rasti konkret
OSBE-ODIHR-I, përpara se të lexojë portalet e qeverisë, dhe përpara se autorët
e saj si Blendi Kajsiu nën hijen e jeshillëkut të drogës në Kolumbi, të
prodhojnë raporte të tilla të rreme, po I kujtoj atyre që nuk I lexuan, që sytë
nuk e di se çfarë ja u mbuloi, gjethet e kokainës apo paratë që prishën
zgjedhjet e 25 qershorit, por kjo ka pak rëndësi.

Dua t’ju citoj pak se
çfarë tha OSBE/ODHIRi në raportin përfundimtar. OSBE-ODIHR tha, fushata u
karakterizua nga akuza të blerje të votës, shqetësime me abuzime me resurse
shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli
ndjeshëm, besimin e publikut.  Së dyti
thotë, shumë prej vëzhguesve të OSBE/ODHIRIT 
shprehin shqetësim që individ me precedent kriminal kanë luajtur rol të
rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidat, qoftë si mbështetës. Veç kësaj
BE në një studim të thelluar të zgjedhjeve ka konfirmuar që 20% e votave të
konstatuara nga BE, janë shitur dhe janë blerë. Veç kësaj në mjaft përgjime të
policive dhe të shërbimeve inteligjente të vendeve mike kanë konfirmuar që
miliona euro të drogës janë përdorur në fushatën elektorale, siç del nga
përgjimet e ish-Ministrit të brendshëm. Këto fakte skandaloze që nuk janë fakte
të opozitës, por të institucioneve ndërkombëtare çuditërisht i kanë shtuar
leximit të Freedom House dhe e kanë ngarkuar me një përgjegjësi jo të vogël në
rradhë të pare, para publikut amerikan po sigurisht e ka bërë qesharak dhe që
raporti të mbajë erë kanabis, kokainë, apo gjithë drogërave të tjerë, që për
fat të keq duhet të kishte erën e freskët të të vërtetave të mëdha dhe jo të
Fake Neës të prodhuara nën efektin e këtyre drogave.