Petrit Vasili: Edi Rama nga Reflesionet tek supa e varfër te Xibraku!!

456
Sigal

Ish-kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Vasili shkruan se: “Sot Edi Rama me një pjatë supe të varfër përpara, mban fjalime për dëshmorët dhe luftën, përpara familjeve të deshmorëve, që ranë për atdhe”.

Nga Petrit Vasili

Edi Rama nga Reflesionet tek supa e varfër te Xibraku!!

Sot Edi Rama me një pjatë supë të varfër përpara, mban fjalime për dëshmorët dhe luftën përpara familjeve të dëshmorëve, që ranë për atdhe.

Çfarë hipokrizie e madhe dhe çfarë shpërdorim i turpshëm.

Por çfarë janë dëshmorët dhe gjaku i tyre për Edi Ramën?

Por çfarë është për Edi Ramën Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare?

Për Edi Ramën gjaku i 28 mijë dëshmorëve ka qenë gjak i rremë.

Për Edi Ramën Lufta Antifashiste Nacional Çirimtare ka qenë thjeshtë një Luftë Civile.

Lexojeni çfarë shkruante Edi Rama në 1992 ne Librin Refleksione për dëshmorët :

“U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve.
Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin“.

(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“,Tiranë1992,f. 7.

Ja çfarë vazhdon e thotë më tej po Edi Rama për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare:

” Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë».
Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik”.

Ja çfarë vazhdonte e shkruante në Refleksione po Edi Rama, që mban sot fjalime dhe qeveris partinë socialiste :

“Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare”.

Çdo qytetar sot e ka shumë të qartë se ç’përfaqëson politikisht e moralisht Edi Rama.

Sot çdo i majtë e kupton shumë qartë se si ai e përdor e shpërdor si pazarxhi, Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, emocionet dhe ndjeshmëritë që lidhen me të.

Të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike e kanë shumë të qartë, që Edi Rama nuk ka kauze, nuk ka parime, nuk ka sinqeritet, por përkundrazi ka shumë mllef dhe urrejtje për të shkuarën, që është me vlera të forta dhe njëherazi është edhe pasqyrë e antivlerave të Edi Ramë.s