Prof. Dr. Arben Malaj: Gëzuar të dashur Socialistë të moderuar!

613
Sigal

Mirënjohje për të gjithë kolegët që e mbanin PS-në larg pushteteve absolute dhe abuzive në çdo nivel të saj

 

Prof. Dr. Arben Malaj, ish-ministër i PS-së

 

Prof. Dr. Arben Malaj, ish-ministri i PS-së, ka uruar socialistët e vërtetë me një mesazh zemre, atyre që themeluan, modernizuan PS-në në model të partisë pluraliste, me demokraci të brendshme, që e mbajtën PS-në larg pushteteve absolute dhe abuzimeve, duke kritikuar, njëfarësoj, udhëheqësit e sotëm të Rilindjes, që nuk kanë asgjë të përbashkët me PS-në e vërtetë.

Prof. Dr. Arben Malaj uron: Gëzuar të dashur socialistë! Një urim i veçantë dhe thellësisht mirënjohës për anëtarët dhe mbështetësit e PS, që e themeluan dhe modernizuan PS si modeli më i mirë i partive politike shqiptare, për shkallën e demokracisë së brendshme, për lirinë në diskutime e debate dhe, sidomos, për kontributet pozitive në jetën e përditshme të shqiptarëve. Mirënjohje për të gjithë kolegët që e mbanin PS-në larg pushteteve absolute dhe abuzive në çdo nivel të saj. Gëzuar! Arbeni