Deputeti i Partisë së Lirisë,Petrit Vasili ka reaguar ashpër lidhur me rritjen e ndihmës financiare nga emigrantët shqiptarë, duke e cilësuar këtë si një tregues të dështimit të qeverisë Rama.Sipas Vasilit, paratë që vijnë nga emigrantët janë dyfishuar që nga viti 2013, pavarësisht se rreth një milion shqiptarë janë larguar nga vendi. Ai thekson se një situatë e tillë nuk përfaqëson sukses ekonomik, por një varfëri të thelluar që ka detyruar qytetarët të mbështeten gjithnjë e më shumë te ndihma nga jashtë.
“Shqipëria reale mbahet në këmbë nga paratë e emigrantëve, ndërsa ajo që shfaqin matufët mediatikë është një iluzion i rremë,” – deklaroi Vasili, duke kërkuar përbuzje për ata që, sipas tij, i japin zë një propagande mashtruese.
Postimi i plotë:
Dyfishohen paratë nga emigrantet dhe matufēt mediatikë duartrokasin Ramen!
Parate qe vijne nga emigrantet jane dyfishuar nga 2013 e kendej, qe kur Rama erdhi ne pushtet.
Shifrat jane kaq kokeforte sa nuk kane nevoje per koment.
Pushteti rilindas me e pakta qe do te bente do te ishte te pakten te ruante shifrat e 2013.
Mendoni pak numri i shqiptareve eshte pakesuar dukshem sepse rreth 1 milion jane larguar.
Edhe vetem per kete arsye parate, qe vijne nga emigracioni per te ndihmuar familjet do te duhet te uleshin.
Por varferia eshte thelluar kaq shume sa ato perkundrazi jane dyfishuar.
Kjo tregon nje deshtim total ne cdo pikpamje te kesaj qeverie plaçkitese.
Nje narkoekonomi e rrembyer nga narkotrafikantet dhe oligarket e qeverise, qe mbyt bisnesin e vogel dhe te mesem e prodhin papunesi vetem kete situate katastrofike mund te prodhonte.
Eshte shume qesharake kur sheh lloj lloj matufë mediatike, qe lehin sipas parave qe ju hedh Rama dhe flasin per suksese imaginare dhe per arritje qe vetem ata i shohin.
Matufet mediatike flasin pa u skuqur per lavdine dhe gjenialitetin e Rames, qe perzuri shqiptaret dhe i varferoi deri ne skamje.
Matufet mediatike me e pakta do duhej te mbyllnin gojen, por as kete nuk e bejne dot se tashme jane skllever dhe kepucefshires te Rames qe i ka paguar.
Shqiperia e matufëve mediatikë dhe ajo reale ku njerezit e thjeshte mbajne shpirtin gjalle me parate e emigranteve jane dy realitete pa asnje kidhje me njeri tjetrin, por e sigurte eshte qe vetem i dyti eshte i vertete.
Perbuzini matufet mediatike, neveritini dhe poshteroini.