Kategoritë përfituese / Paketa e rezistencës sociale kthehet në tallje me qytetarët, rrit pensionet 1 kg. vaj dhe një simite në muaj

Qeveria rrit pensionet me 4 mijë lekë  ose 1 kg. vaj dhe një simite në muaj

Paketa e rezistencës sociale kthehet në tallje me qytetarët, Delina Ibrahimaj: Do rrisim me 400 lekë pensionet

NOA

 Nuk kanë fund perlat e ministreve të Edi Ramës. Teksa Frida Krifca premtoi akademinë e barinjve dhe futi teorinë e mbjelljes së grurit në mars, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ka premtuar sot se do të rrisë me 4 mijë lekë të vjetra pensionet për të moshuarit.

Pas nisjes së protestave në të gjithë vendin, kryeministri është vënë në lëvizje dhe shpiku Paketën e Rezistencës Sociale për të ndihmuar shtresat në nevojë. Por kjo paketë më shumë i ngjan talljes me qytetarët, sesa marrjen e masave për t’i ndihmuar. Rama dje  ishte në një takim me pensionistë dhe shoqërohej nga ministrja e Financave, e cila ka lëshuar perlën e radhës. Ajo ju premtoi pensionistëve se do të marrin 4000 lekë të vjetra më shumë për të përballur çmimet. Ndërkohë që vetëm një shishe vaj ka shkuar 3500 lekë të reja.

“Kemi vendosur që të marrim mesataren e shkurtit dhe pensionet do të indeksohen me 3.3%. Këtu në varësi të sa pension merrni, rritja do të jetë nga 400 deri në 1000 lekë në muaj. Do të mbështesim të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbëritë dhe kategorinë e paraplegjikë, tetraplegjikë. Do të mbështesim edhe të gjithë fermerët, sepse ajo kategori që preket më shumë janë pikërisht fermerët 1,45 miliardë lekë. Do të mbështesim transportin publik, do të ruajmë çmimin e biletës, që kriza mos të na japë efekt në buxhetin familjar”, thaIbrahimaj ndër të tjera.

Pensionistët: Ndihmë e pamjaftueshme

Është vërtet për të ardhur keq,por është po aq e vërtetë të pohojmë se pensionet nw Shqipwri janë më të ulëtat krahasuar me vendet e rajonit. Është një paradoks që ndonëse çmimet përfshi dhe ato të shportës rriten përherë e në mënyrë të pakontrolluar,ndërsa pensionet ngelin të ngurtësuara.Kjo mazhorancë që mori mandatin e tretë,ndonëse e ka në program dhe në ideologjinë e saj përkrahjen e shtresave në nevojë ku përfshihet dhe shtresa e pensionisteve,por që në fakt nuk po reflekton aspak për ngritjen e pensioneve.Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga kriza ekonomike dhe rritja e ndjeshme e çmimeve në çdo produkte e shërbim, qeveria ka vendosur të shpërblejë me 3 mijë lekë të rinj për 3 muaj një pjesë të pensionistëve. Të pyetur një pjesë e të moshuarve nga Telegraf në Tiranë, e konsiderojnë të pamjaftueshëm këtë shpërblim.Ndërsa një pjesë tjetër shprehur se pensionet janë të ulëta dhe çdo ndihmë është e nevojshme për ta.Ka edhe nga ata pensionistë, të cilët nuk përfshihen si përfitues të këtij shpërblimi pasi pensioni i tyre e kalon 100 mijw lekw tw vjetwra.

Kush përfiton

Paketa e rezistencës sociale parashikon disa masa të ndërmarra nga qeveria për përballimin e krizës, ku mes tyre përfshihet edhe shpërblimi prej 3 mijë lekësh të rinj për 3 muaj rresht, vetëm për kategoritë pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistë të invaliditetit dhe ata që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër, si dhe familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.