Petrika Mele : Niko Peleshi, një figurë e konsumuar

374
Sigal

Në një intervistë, kreu i LSI dega Korçë zoti Petrika Mele është shprehur se Niko Peleshi, drejtuesi politik i partisë socialiste është një figurë shumë e konsumuar.

“Drejtuesit e institucioneve të partisë socialiste në qytetin e Korçës, janë figura shumë të konsumuara dhe shumë të paafta për ti shërbyer qytetarëve korçarë. Mjafton që vetëm të analizosh drejtuesin politik të partise socialiste për Qarkun e Korçës, Niko Peleshi ku si ministër bujqësie nuk arriti të gjenerojë asnjë vend pune për të rinjtë e qytetit të Korçës, duke ditur potencialin e jashtëzakonshëm që ka fusha e Korçës për zhvillimin e bujqësisë, pra nuk kemi asgjë të re nga partia Socialiste, po ashtu dhe Niko Peleshi është një person shumë i konsumuar, që nuk prodhon asnjë risi, pra një cikël i mbyllur politikisht.” – është shprehur ai gjatë intervistës.