Bie moratoriumi i mbrojtjes së pyjeve, vazhdon “masakra” e prerjes së tyre

508
Sigal

Kryetari i departamentit të Mjedisit të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka publikuar foto, ku duken 2 kamionë të ngarkuar me trupa druri, që qarkullojnë pa asnjë shqetësim në rrugët nacionale.  Jamarbër Malltezi denoncon: Prerja e pyjeve, mesa duket, është një fenomen që ende vazhdon. Kjo duket qartë edhe në videon e mëposhtme ku brenda 10 minutave kalojnë dy komonë me lëndë drusore. Gjithçka ka ndodhur gjatë natës dhe dy kamionët kanë udhëtuar pranë njëri tjetrit. Na rroftë moratoriumi pa varja pyjeve! 2 kamionë me trupa për 10 minuta. Kjo është fabula e vendit: Të lodhin kokën me propagandë, sikur kanë arritur majat e botës, por urdhëro si e ke realitetin dhe ikin shqiptarët nga ky vend si të ketë rënë kolera Edi”, shprehet  Jamarbër Malltezi.