Trilloi vdekjen e tij nga frika e shqiptarëve / Autoritetet: Shpërndarësi i kokainës u kishte vjedhur drogën

264
Sigal

Një shpërndarës i famshëm droge në Belgjikë është burgosur pasi trilloi vdekjen e tij nga frika e shqiptarëve. Në foto Gabriel C., duket sikur është torturuar për vdekje nga duart e armiqve të tij shqiptarë, por kjo nuk i bindi autoritetet që ta shpallnin të vdekur.

Sipas medieve lokale, tregtari i drogës, i njohur gjithashtu si Sponge Fingers, trilloi vdekjen e tij edhe një herë tjetër, me qëllimin për t’iu fshehur bandës së pamëshirshme të kriminelëve shqiptarë, pasi dyshohet se iu vodhi një dërgesë droge. Gjatë kërkimit të Gabriel C, shqiptarët përfunduan duke sulmuar me armë dhe bomba disa shtëpi.

Fillimisht shpërndarësi i drogës u përpoq që të trillonte vdekjen, sikur ishte mbytur në një liqen në Gambia, Afrikë, por duke qenë se ai dështoi në këtë rast, u përpoq sërish që të mashtronte policinë, duke postuar një foto jo bindëse, ku dukej sikur ishte torturuar nga shqiptarët. Nëse Gabriel C., do të shpallej i vdekur, shqiptarët do të ndalin së kërkuari.

Në gjoks i ishte gdhendur fjala “hajdut” me shkronja kapitale dhe ai shfaqet i lidhur në një karrige dhe i mbuluar me gjak nga plagët e shumta në trup.

Ai u zhduk rreth një vit më parë, nga frika e sulmit nga banda kriminale, por mashtruesi i zgjuar u kap nga policët dhe është dënuar me 9 vjet burg për trillimin vdekjes së tij dy herë dhe shitjes e trafikut të kokainës në 2015.