Ambasadorja suedeze Elsa Håstad dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim kanë vendosur që të arratisen këtë të dielë nga Tirana dhe nga punët e tyre për të njohur më nga afër jetën e thjeshtë të fermerëve shqiptarë.
Sikurse shihni edhe nga këto foto, ambasadorja Håstad dhe Kim kanë qenë bashkë në një punishte të vogël për prodhimin e vajit të ullirit. Madje, ambasadorja suedeze e cila njihet për pasionin e saj për natyrën, ka tentuar që të mbledhë direkt nga pema edhe ullinjtë.
“Vetëm në Shqipëri! Sot në shëtitjen time të së Dielës mësova shumë për bërjen e vajit të ullirit nga fqinjët e mi Ilda, Reshati & Xhuljani”, shkruan ambasadorja suedeze.





















