Përshpejtohet procesi i numërimit në Durrës, rezultat i ngushtë mes PS-PD

246
Sigal

Kur ka shkuar mbi 70% e  numërimit të kutive, Durrësi është një nga qytetet, ku procesi i numërimit të votave ka qenë i ngadaltë.

Puna po ecën me ritme më të shpeshta, ndërkohë që kryetarët e KZAZ-vë kanë njoftuar se nuk do të ketë ndalesa gjatë natës, nëse numëruesit duan pushim, do të zëvendësohen menjëherë.

Pritet që numërimi të vazhdojë gjatë të martës dhe më pas të kemi rezultatin përfundimtar për këtë qark.

Partia Socialiste kryeson me 38,312 vota. Partia Demokratike ka 30,748 vota ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 4,714 vota.