“PD rritet 44 % në Kombinat”, Këlliçi qytetarëve: Mirënjohje për 3061 zëra të rinj që duan ndryshim

198
Sigal

Kryetari i FRPD Belind Këlliçi ka njoftuar se PD në Kombinat dhe Unazë të Re është rritur me 44 % të votave në këto zgjedhje, duke siguruar deri tani 9993 vota.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka falenderuar qytetarët e Kombinatit dhe Unazës së Re, që besojnë tek alternativa e PD, duke rritur votat me 44%, nga 6938 në 9993.

Gjithashtu Këlliçi ka theksuar se janë 3061 zëra të rinj për ndryshim, që presin bashkë me ne, numërimin e plotë të çdo vote.

 

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Në mbyllje të numërimit në KZAZ 36, falenderoj me zemër qytetarët e Kombinatit dhe Unazës së Re, që besojnë tek alternativa jonë, duke rritur votat tona me 44%, nga 6938 në 9993.
3061 zëra të rinj për ndryshim, që presin bashkë me ne, numërimin e plotë të çdo vote.
Mirënjohje çdo qytetari, çdo demokrati, çdo shqiptari!
Faleminderit!
Belindi