Përsëri përplasje në PD-në e vulës – 7 anëtarë të Kryesisë injorojnë kërkesën e Gazmend Bardhit, pasi nuk mbledhin dot Këshillin

114
Sigal

Vazhdojnë përplasjet në Partinë Demokratike zyrtare. Këtë herë përplasjet janë mes Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe mbështetësve të Bashës. Për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryetari të ri të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka kërkuar zyrtarisht një mbledhje të Kryesisë, e cila duhet të thërrasë Këshillin Kombëtar, si organi i vetëm që mund të organizojë zgjedhje në parti. Në shkresën drejtuar anëtarëve të kryesisë, Bardhi i propozon atyre të mblidhen të premten. Në kërkesën e tij, Gazment Bardhi argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për certifikimin e antarësisë, ndërkohë që vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedure, që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

  1. Kryesia ka shkelur statutin me vendimin për t’u dhënë kryetarëve të degëve dhe grupit të punës të drejtën për evidentimin apo përditësimin e anëtarësisë. Sipas statutit, këtë të drejtë e kanë vetem Sekretari i Degës, Kryesia e Degës dhe Sekretari i Përgjithshëm.
  2. Heqja e të drejtës së votës, siç thuhet në vendimin e kryesisë, nuk është kompetencë e kryetarit të degës, grupit të punës apo Komisionit Zgjedhor. Vendimi heq këtë të drejtë ekskluzive të përcaktuar në statut kryesisë së degës. Rregjistri i degës përdoret sipas rregullave që miratohen vetëm prej Sekretarit të Përgjithshëm.

Por së paku 7anëtarë të Kryesisë, mbështetës të Lulzim Bashës, kanë injoruar kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm duke propozuar mbledhjen e Kryesisë pasditen e të enjtes. Agjenda lidhet me ngritjen e grupeve të punës për listat e anëtarësisë, modalitetet e procesit dhe ngritjen e Komisionit Zgjedhor, të cilat sipas statutit duhet t’i bëjë Këshilli Kombëtar dhe jo Kryesia.