Përparim Spahiu: Terror politik…!!!

601
Sigal

Protesta e opozitës e dy ditëve më parë nuk kaloi pa incidente.Këtë dëshmon edhe ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu teksa tregon se dy të rinj nga Bulqiza janë ndaluar të Shtunën në Tiranë pa shkak dhe sot janë thirrur dhe mbahen në policinë rajonale, për ti ndaluar të vinin përsëri në protestë.

Nga Përparim Spahiu

Terror politik…!!!

Dy djem nga Bulqiza, të ndaluar pa shkak të Shtunën në Tiranë dhe liruar të Dielën, janë thirrur sot dhe mbahen në policinë rajonale, për ti ndaluar të vinin përsëri në protestë.

I thërrasin në polici, jo për ligj po për terror politik.

Por kot e kanë, ata do të protestojnë kundër terrorit dhe pro shqipërisë së lirë në Europë.

Ata policë, që sot kryejnë detyra politike kundër ligjit, duhet të fillojnë ta mendojnë se çfarë ndjenjash kanë sot “viktimat politike” që përzgjedhin për ti terrorizuar.

Bëjnë vërtetë mirë ta mendojnë, që të mos ju vijë e papritur…!!!