Përparim Spahiu: Rindërtimi nga tërmeti, i vetmi “investim” që Rilindja mund t’u shesë shqiptarëve për fushatë elektorale

225
Sigal

 

Procesi i Rindërtimit!

Përveç terrorit me formularë te të punësuarit, tentativës së blerjes së votës, tentativës së blerjes së komisionerëve me qëllim mbushjen e kutive të votimit, Procesi i Rindërtimit, do të jenë fjalët që do të dëgjoni më së shumti gjatë ditëve në vijim, deri në atë të zgjedhjeve.

Me qëllim ky proces nuk ka nisur, vetëm e vetëm të përdorej si proces elektoral, si i vetmi “investim” që Rilindja mund t’u shesë shqiptarëve gjatë fushatës.

Me qëllim u lanë në qiell te hapur dhjetëra familje, vetëm e vetëm të behet fushatë e propagandë, investimi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara prej tërmetit.

U turrën dje Ministrja e Financave, bashkë me të deleguar dhe kryetar bashkie, të njoftonin nisjen e Procesit të Rindërtimit.

A do ti shpetojë kjo turrje nga disfata spektakolare që i pret më 25 prill, Jo, pasi Rilindja ka shkaktuar një tërmet më të madh se ai që ra përpara një viti.

Rilindja ka shkatërruar ekonominë e çdo familjeje shqiptare, ka larguar me mijëra të rinj e të reja nga vendi, ka mbyllur me qindra e mijëra biznese të vogla e të mesme, ka lodhur në mjerim fermerin dhe bujkun, minatorin e naftëtarin.

Ndaj shkaktarët e kësaj drame nuk i shpëton dot asnjë lloj Procesi, rindërtimi apo sportiv qoftë!