Përparim Spahiu: Më 25 Prill i rikthejmë pushtetin qytetarit

227
Sigal

Drejtuesi politik i LSI-së për Tiranën, Përparim Spahiu këtë të martë ka parë nga afër njësinë administrative nr.11 në Laparakë, ku rrugët e shkatërruara, mungesa totale e urbanizimit dhe braktisja nga dora e shtetit, e bëjnë këtë vend sipas tij, një një luginë në Afganistan pas bombardimeve.

”Sot më mirëpriti me bujarinë e tij baca Zef, 84-vjeçari i mençur me origjinë nga Tropoja. Biseduam shtruar për hallet e përbashkëta, për nevojën e ndryshimit të 25 prillit si prolog i përmirësimit të jetës. Hallet e Zefit dhe mijëra banorëve të kësaj zone janë Shqipëria e vërtetë. Jo Shqipëria e maketeve 3D, jo Shqipëria e propagandës, jo Shqipëria e censurës dhe keqqeverisjes”,shkruan Spahiu në postimin e tij.

Nga ana tjetër, ai jep mesazhin që me 25 prill, pushteti rikthehet në duart e qytetarëve. 

”KM në largim nuk i gënjen dot më këta njerëz! Shumë vite premtime dhe asnjë ndryshim në horizont, asnjë shpresë, por diskriminim dhe getoizim i tyre. Nga 25 Prilli, nisim të ndërtojmë një shtet që mendon dhe vepron për qytetarin. Për më shumë punësim, mirëqënie dhe zhvillim të prekshëm nga veriu në jug”,- shkruan më tej Spahiu.

Postimi i tij plotë:

Nuk jam i sigurt nëse këto pamje ngjasojnë më shumë me luginat e Afganistanit apo Berlinin e ’45 pas bombardimeve të Aleatëve. Këtu jemi jo larg qendrës së Tiranës, njësia administrative nr. 11 në Laprakë.

Shkatërrimi i rrugëve, mungesa totale e urbanizimit dhe braktisja nga dora e shtetit kombinohet me tonelatat e plastikës që notojnë në brigjet e lumit të Tiranës. Kjo zonë duket e pajetueshme, megjithatë sot më mirëpriti me bujarinë e tij baca Zef, 84-vjeçari i mençur me origjinë nga Tropoja.

Biseduam shtruar për hallet e përbashkëta, për nevojën e ndryshimit të 25 prillit si prolog i përmirësimit të jetës. Hallet e Zefit dhe mijëra banorëve të kësaj zone janë Shqipëria e vërtetë. Jo Shqipëria e maketeve 3D, jo Shqipëria e propagandës, jo Shqipëria e censurës dhe keqqeverisjes.

KM në largim nuk i gënjen dot më këta njerëz! Shumë vite premtime dhe asnjë ndryshim në horizont, asnjë shpresë, por diskriminim dhe getoizim i tyre. Nga 25 Prilli, nisim të ndërtojmë një shtet që mendon dhe vepron për qytetarin. Për më shumë punësim, mirëqënie dhe zhvillim të prekshëm nga veriu në jug.

Shtrojmë rrugën e një Shqipërie pa geto, ku njerëzit janë të barabartë dhe investimet nuk ndahen në bazë të preferencave dhe llogarive elektorale. Më 25 Prill i rikthejmë pushtetin qytetarit.