Tronditet Durrësi nga të shtënat, qëllohet një person

216
Sigal

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.12, të qytetit të Durrësit.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.