VIDEO/ Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane, sekuestrohen rreth katër ton drōgë

304
Sigal

Në kuadër të operacionit të koduar “San Silvestro 2018”, të zhvilluar nga antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit janë ekzekutuar nëntë urdhëra arresti për të arrestuarit, mes të cilëve ka edhe shqiptare.

Sipas mediave italiane nga këto urdhëra arresti pesë janë lënë në burg dhe katër prej tyre me arrest shtëpie.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot në ekzekutimin e tij janë sekuestruar 3750 kilogram marijuanë, 50 kilogram hashash, një kilogram kokainë, një kilogram heorinë, gjashtë mjete lundruese e tre autovetura.

Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në sinergji me repartin e Guardia di Finanza në Durrës dhe me autoritetet e policisë shqiptare, ku është zbuluar se shtetasit shqiptarë banues në Itali, organizonin vendosjen e kontakteve mes prodhuesve të marijuanës në Shqipëri e grupit të trafikantëve në Itali.