Përkujtohet një vjetori i Olldashit. Mungojnë Berisha, Basha dhe Topalli

388
Sigal

TIRANË- Familja, miqtë, dashamirësit e shumtë të Sokol Olldashit, dje organizuan një ceremoni të veçantë me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta. “Me Sokolin” është titulluar nga organizatorët ceremonia përkujtimore në nder të ish-ministrit të Transporteve, i cili ka dhënë kontribut disavjeçar në politikën shqiptare, po ashtu dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Mungonin Berisha, Basha e Topalli. Në këtë përkujtimore morën pjesë familja e Sokolit, të afërmit, deputetët e njohur si miqtë dhe mbështetësit kryesorë të tij, Astrit Patozi, Astrit Patozi, Igli Cara, Mesila Doda, Flamur Noka etj.. Politikanit të njohur dhe më të rëndësishëm që sot i mungon gjithë spektrit në vend iu kushtua një këngë, e cila u kënduat nga Aleksandër Gjoka dhe orkestruar nga Shpëtim Saraçi. Autorët e kësaj kënge janë Astrit Patozi dhe Florion Mima. Por përveç këngës, Olldashit iu kushtua edhe një poezi, e cila u lexua në përkujtimoren e tij. Gazetari Mero Baze, i është kushtuar Olldashit me një elegji plot dhimbje, cinizëm dhe mall për fatin e tij politik dhe njerëzor.

Teksti i këngës. 1. Nata të mori/ N’errësirën e saj/Kitara jote/Po shkrehet në vaj/Ti ike lart/Në qiell fluturove/Ëndrrën ndërpreve/Vallë si guxove?!/. Refreni:Por ti nuk do/ Trishtimi t’na ndaj’/Kënga nuk ndalet/Ligjësi e saj/E që nga lart/Pas syzesh sheh/Dhe ty të pëlqen/ Dot jo s’ e fsheh/2. Kohën le pas/Ajo s’ të kapi dot/Ti rendje si i çmendur/Ti rendje si pilot/Në mes le cigaren/Askush s’ e ndez më/Pas le buzëqeshjen/Një dhimbje pa zë.