‘Toyota Yaris’/ Deklarata e fortë e gazetares: Donika Prela ka diktuar ecurinë e hetimeve, ka ndikuar në çështje

859
Sigal

“Prokuroria e pranon vetë se nuk e di se kush janë pastruesit e parave. Ky udhëzim është urdhër, sepse jepet urdhër që çështja të shkojë në gjyq para datës 24 shtator. Zonja Prela ka vepruar kundër asaj që thotë ligji, më kanë thënë ish-prokurorë e njerëz që njohin ligjet.

 

Zonja Prela do të ishte në rregull me ligjet nëse do kërkonte shpejtim kur ka mangësi. Prela ka diktuar mënyrën si kanë ecur hetimet. Me reformën në drejtësi, prokurorët duhet të punojë në mënyrë të pavarur. Me garanci dhe përgjegjësi maksimale iu konfirmoj se sot ka pasur debat të fortë në Prokurori të Krimeve të Rënda për këtë çështje. Prela në njëfarë mënyre ka pranuar gabimin që ka bërë. Vetëm prokurorët mund të çojnë çështjen në gjyq dhe jo drejtuesit e Prokurorisë. Akoma veprohet me mendësinë e vjetër. Dosja zyrtarisht ka mbërritur te Krimet e Rënda me firmë të Prelës.

 

Nëse ju kujtohet çështja e parave ruse, është akuzë zyrtare ndaj liderit demokrat Lulzim Basha, por çështja nuk ka shkuar nq gjyq. Në rastin konkret ka cenuar haptazi punën e prokurorëve”, tha gazetarja Klodiana Lala.

 

Pak ditë përpara se makinat Tayota Yaris të mbushura me para të kapeshin në portin e Durrësit në 24 qershor 2018, Lulzim Basha denoncoi në parlament se ato do të vinin dhe se ishin të lidhura me deputetin socialist Taulant Balla.