Përgjimet e “Ndraghetta”/ Dr. Vili Minarolli : Lidhjet e Mafias me politikën dhe oligarkët

287
Sigal

Pas daljes së përgjimeve që lidhin mafien napolitane “Ndraghetta”, me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, ditën e sotme me anë të një postimi më rrjetet sociale ka reaguar dhe Dr.Vili Minarolli ku ka sjellë sërish në fokus prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Të 55 anëtarët e Këshillit të Bashkisë votuan qorrazi për prishjen e Teatrit, për të përligjur një gjoja vendim kolegjial per Veliajn.  Unë e di se në mesin e 55 anëtarëve të Këshillit ka prej tyre që kanë reflektuar për këtë vendim dhe tani është momenti që të reagojnë në qoftë se duan të ruajnë dinjitetin dhe moralin e tyre.”, – shprehet Minarolli në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

Pas ketyre pergjimeve sipas te ciles mafia italiane me mbeshtetjen e zyrtareve te larte ne vendin tone pastron parate e krimit, kam deshire t’i kthehem veprimit te turpshem te shtetit per prishjen e godines historike te Teatrit kombetar.
Te 55 antaret e Keshillit te bashkise votuan qorrazi per prishjen e Teatrit, per te perligjur nje gjoja vendim kolegjial per Veliajn.
Une e di se ne mesin e 55 antareve te Keshillit ka prej tyre qe kane reflektuar per kete vendim dhe tani eshte momenti qe te reagojne neqoftese duan te ruajne dinjitetin dhe moralin e tyre .
Si?
Te denoncojne vendimin e prishjes dhe te japin doreheqje nga Keshilli.
Kaq!