Përfundon numërimi në Lushnjë/ PS merr 24 mandate në këshillin bashkiak, “Bashkë Fitojmë” 1/3, ja renditja

120
Sigal

Në bashkinë Lushnjë ka përfunduar numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, ku është shpallur fituese Partia Socialiste.

Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 156 qendrave të votimit.

Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 24 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 mandate, Partia Demokratike 4 mandate dhe Partia Socialdemokrate 2 mandate.

Ndërkohë nga 1 mandat në këshill ka marrë Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë, Partia Republikane, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe PDIU.