Përdorimi i burimeve shtetërore po përsëritet edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022

196
Sigal

 

KQZ që të marrë masa të menjëhershme për të ndaluar aktivitetet e raportuara në shkelje të dispozitave pasi përdorimi i burimeve shtetërore është një nga shqetësimet kryesore të evidentuara nga OSBE-ODIHR si dhe raporte të tjera vendase dhe ndërkombëtare në zgjedhjet e fundit të të 25 prill 2021

 

Një grup organizatash të shoqërisë civile, si Organizatat nënshkruese: Akademia e Studimeve Politike Instituti i Studimeve Politike Shoqata për Kulturë Demokratike Qendra Alenca Gjinore për Zhvillim Komiteti Shqiptar i Helsinkit kanw mbajtur njw qëndrim tëpërbashkët mbi ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore . Ato theksojnw se po ndjekin nga afër dhe kanw  vënë re se problematikat e hasura më parë në përdorimin e burimeve shtetërore po përsëriten edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022. Me nisjen e fushatës zgjedhore në bashkitë Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë, konstatohen një sërë aktivitetesh promovuese të veprave publike dhe investimeve të ndryshme me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe drejtuesve të lartë politikë dhe kandidatëve bashkiakë.

Rikujtojmë të gjithë zyrtarët qendrorë dhe vendorë për detyrimin e tyre për të raportuar paraprakisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktivitetet promovuese në bashkitë e përfshira në fushatën zgjedhore. Ky kufizim është një kusht i domosdoshëm për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe subjektet politike që marrin pjesë në procesin zgjedhor. Bashkohemi me qëndrimin e shprehur publikisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’iu kërkuar institucioneve qendrore dhe kryetarëve të bashkive në fushatë zgjedhore respektimin e këtij detyrimi të Kodit Zgjedhor. Inkurajojmë më tej KQZ që të marrë masa të menjëhershme për të ndaluar aktivitetet e raportuara në shkelje të dispozitave të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, si dhe nisjen pa vonesa të hetimit ndaj rasteve të denoncuara për mungesë raportimi.

Përdorimi i burimeve shtetërore është një nga shqetësimet kryesore të evidentuara nga Misioni i Vëzhgimit i OSBE-ODIHR si dhe raporte të tjera monitoruese vendase dhe ndërkombëtare në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të 25 prill 2021. Rekomandimet për përmirësimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor në këtë drejtim janë paraqitur tashmë si pjesë e punës së komisionit të sapokrijuar të reformës zgjedhore, ndaj të cilit bëjmë thirrje të realizojë një konsultim gjithëpërfshirës me organizatat e shoqërisë civile, pedagogë dhe ekspertë teknicienë të fushës.

Apelojmë gjithashtu të zgjedhurit politikë dhe zyrtarët e lartë subjekt i kufizimeve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, të respektojnë këto dispozita duke ju përmbajtur zotimit për garantimin e një gare të ndershme gjatë këtyre ditëve të fundit të fushatës dhe ditën e zgjedhjeve. Edhe në këto zgjedhje, përkundrejt problemeve të shfaqura, qytetarët meritojnë më shumë ide dhe programe sesa shfaqje me prerjen e shiritave elektoralë.

^^^^^^^^^^^^