Pengmarrësit e Komisionit Hetimor/ Nga masakra elektorale tek inceneratorët, si po tentohet të mbyllet një tjetër aferë nga mercenarët e oligarkisë

227

Kur ka kaluar 1 vit nga mbajtja e zgjedhjeve dhe gati 7 muaj nga ngritja e komisionit, hetimet për 25 prillin u zbehën dhe iu vu kapak pa bërë asnjë punë konkrete dhe pa nxjerrë asgjë në dritë

Sigal

“Nëse do ta dështosh një çështje, ngri një Komision Hetimor Parlamentar”. Në fakt kësaj shprehjeje po i përshtaten më së miri Lulzim Basha dhe “mashat” e tij, më të cilët tenton të vazhdojë të mbajë peng PD-në, edhe pse vetë publikisht ka dhënë dorëheqjen.Le t’i shohim faktet:  Së pari kujtojmë këtu komisionin e famshëm për të ashtuquajturën “masakër elektorale”.Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Lulzim Basha doli me një tezë, atë të “masakrës elektorale”. Për të justifikuar dështimin e tij, ai tha se zgjedhjet ishin një masakër elektorale, se beteja sapo kishte filluar, e të tjera si këto.Më pas Lulzim Basha kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, në krye të të cilit vuri “supermenin” e tij, Enkelejd Alibeaj.Komisioni Hetimor u ngrit në muajin tetor 2021, dhe kryetar ishte pikërisht Enkelejd Alibeaj, i cili sot mendon se është kryetar i PD-së, vetëm se e ka komanduar Gaz bardhi.Në kohën kur u ngrit Komisioni, Enkelejd Alibeaj shprehej se qëllimi i këtij komisioni është kontrolli i veprimtarisë së pushtetit vendor dhe fondet e institucioneve për qëllime elektorale.Alibeaj theksoi më tej se ky komision do të hetojë dhënien e shpërblimeve të dëmeve të tërmetit, verifikimin e legalizimeve për qëllime elektorale, punësimet në administratë për qëllime elektorale, përdorimin e të dhënave personale.Por, qytetarët nuk shikuan as dëgjuan asgjë nga ato që deklaronte Alibeaj.Kur ka kaluar 1 vit nga mbajtja e zgjedhjeve dhe gati 7 muaj nga ngritja e komisionit, hetimet për 25 prillin u zbehën dhe iu vu kapak pa bërë asnjë punë konkrete dhe pa nxjerrë asgjë në dritë.Dhe me sa duket “supermeni” i Lulzim Bashës e ka harruar “masakrën elektorale”.Më tej, Lulzim Basha kërkoi ngritjen e një tjetër komisioni hetimor. Atë për hetimin e koncesionit të inceneratorëve, në krye të të cilit vuri “mercenaren” e tij, Jorida Tabaku.

Historia e inceneratorëve ka nisur që në vitin 2014, pra me ardhjen e Rilindjes në pushtet, dhe opozita e Lulzim Bashës ka heshtur për vite me radhë.Por, në kohën që SPAK-u nisi hetimet, dhe mediat kanë denoncuar, hyri në “lojë” Lulzim Basha me të ashtuquajturin Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.Pra, ndërkohë që çështja po hetohej nga organet e drejtësisë, Basha ngre një Komision Parlamentar, në krye të të cilit vë të besuarën e tij Jorida Tabaku, e cila duket se përmbushi me sukses misionin e Lulzim Bashës, për të sfumuar një nga aferat më korruptive të qeverisë.

Historia e inceneratorëve ka nisur që në vitin 2014, pra me ardhjen e Rilindjes në pushtet, dhe opozita e Lulzim Bashës ka heshtur për vite me radhë.Por, në kohën që SPAK-u nisi hetimet, dhe mediat kanë denoncuar, hyri në “lojë” Lulzim Basha me të ashtuquajturin Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.

Së pari, çështja u tentua të politizohet.

Së dyti, bëjnë një gjasme hetim parlamentar, ndërkohë që tashmë çështja është në duart e SPAK-ut.

Dhe në fund mbyllet me dy raporte dhe me një “shoë”,  dhe kryeministri Edi Rama, që  tentoi t’i nxjerrin inceneratorët si “vepra arti”.Qeveritarët nuk thanë asgjë. Thjesht qëndruan nga 10 orë para komisionit duke bërë “shoë” dhe teatër, ndërsa Tabaku vijonte rolin e saj.Por, nuk mbaron me kaq. Tashmë “mashat” e Lulzim Bashës kërkojnë ngritjen e një tjetër Komisioni Hetimor Parlamentar.Tashmë është “supermeni” i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, që pasi e “ndriti” komisionin për masakrën zgjedhore, kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për Ligjin e Investimeve Strategjike.Dhe “rastësisht”, po fare “rastësisht” ama, në kohën që mediat po denoncojnë dhe shumë detaje po dalin në dritë, që nga bashkëshorti i ministres Xhaçka apo edhe aktori i humorit Gaz Paja, të cilët kanë marrë statusin e “investitorit strategjik”, sërish hyn në “lojë” Lulzim Basha, por këtë herë duke përdorur “mashat” e tij në PD. Pra, një tjetër çështje e cila tentohet të politizohet pikërisht në momentin që mediat kanë denoncuar. Dhe shanset janë që të përfundojë ashtu si komisioni për inceneratorët apo të harrohet fare si “masakra elektorale”.Janë këto detaje dhe fakte, që tregojnë qartë se Rama dhe Basha këtë herë janë edhe më afër, sepse pasi tentuan së bashku të mbyllin një aferë shekullore, duke përdorur çdo mënyrë pazari, deri te komisionet hetimore që të mbyllet historia e inceneratorëve, tashmë kërkojnë mbylljen e një tjetër skandali.Pra, fakti është se Jorida Tabaku e përmbushi me “sukses” misionin e saj si “mercenare” e marrëveshjes Rama-Basha. U bë zhurmë, u tërhoq vëmendja nga situata politike, e në fund dolën me dy raporte.Ndërsa tashmë është Alibeaj, që kërkon t’i vërë “kapak” një tjetër çështjeje, për të cilën ka pasur denoncime të forta në media.