Pedagogu jep alarmin: Po prishet në mes të ditës 7 katëshi i Maks Velos (PAMJET)

306
Sigal

Pedagogu Ervin Goci thotë “7 katëshi” i Maks Velos në Tiranë po prishet. Ai publikon pamjet që tregojnë se e gjithë fasada e pallatit të ish-Agjencisë Telegrafike Shqiptare është mbuluar dhe brenda kryehen punime, shkruan newsbomb.al.

“7-kateshi i Maks Velos, duke u prishur ne mes te dites, nje godine ne gjendje shume te mire siç ka thene dhe konstruktori Orhan Sakiqi. E varrosen Maksin, bashke me eshtrat e veprave te tij, tani i dalin dhe i kendojne ode per vepren.

Te gjithe maskatenjte qe per ç’nuk flasin e per ç’nuk na çajne veshet, nuk flasin se si po shkaterrohet nje pasuri e arkitektures dhe e trashegimise. Ketyre u pordh m’u ne goje. Qelbesira staliniste! Vemje te Partise se Punes”, shkruan pedagogu dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për restaurim apo prishje totale të godinës. Konstruktori Orhan Sakiqi, i cili ka punuar bashkë me Maks Velon, ka reaguar sapo ka mësuar lajmin.

“Nuk ka gjê më te dhimbshme pêr një inxhinjer kur i prishin veprên e tij për së gjalli. Ishte puna e parë pêr Maksin si arkitekt dhe unë si konstruktor. Viti 1967.Ishte objekti qe Maksi u kritikua më shumë. As nje plasaritje apo ulje si e kam thene dhjetra here. Por koha e maskarejve nuk paska fund. Duke qene larg e ndej edhe mê shumë…”, është shprehur ai.

Ndërkohë, inxhineri Orhan Sakiqi muaj më parë është shprehur se godina nuk paraqeste rrezik. Në media, Sakiqi ka thënë “unë futem nën të nëse bie nga tërmeti. Se nuk ka gjë më të poshtër sesa të prishet vepra e tij (për Maks Velon). Këta nuk ta njohin të drejtën e autorit.”